Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ali Ahmeti kujton Tahir Hanin: Mbi katër dekada rrugëtim të përbashkët në shërbim të çështjes kombëtare
Ballina

Ali Ahmeti kujton Tahir Hanin: Mbi katër dekada rrugëtim të përbashkët në shërbim të çështjes kombëtare

Ahmeti ka theksuar se me Tahir Hanin kishin ndarë të njëjtat ideale dhe kishin vepruar së bashku fillimisht në kuadër të Lëvizjes Kombëtare, e cila kulmoi me themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ai ka rikujtuar edhe angazhimin e Hanit në Bashkimin Demokratik për Integrim, si deputet, ministër, zëvendësministër dhe zëvendëssekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij, Ahmeti ka veçuar edhe kontributin e Tahir Hanit në themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, si dhe sigurimin e hapësirave në ish-kazermën “Ilinden”, ku sot funksionon ky institucion i arsimit të lartë në gjuhën shqipe.

“Kontributi i tij nuk matet vetëm me funksionet që ushtroi, por mbi të gjitha me idealet që i shërbeu, me përgjegjësinë që dëshmoi dhe me gjurmët që la”, ka shkruar Ahmeti.


Në fund, ai ka shprehur mirënjohje për jetën dhe veprën e bashkëveprimtarit të tij, duke theksuar se kujtimi dhe kontributi i Tahir Hanit do të mbeten pjesë e historisë së përbashkët.

Lavdi jetës dhe veprës së Tahir Hanit!

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts