Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Albi Qamili: Prona publike u kthehet tetovarëve, salla e sportit po shndërrohet në arenë moderne
Ballina

Albi Qamili: Prona publike u kthehet tetovarëve, salla e sportit po shndërrohet në arenë moderne

Prona publike po u kthehet banorëve të Tetovës. Salla e sportit në qytet e cila për një periudhë ishte nën uzurpim, tashmë është liruar dhe ka nisur procesi për shndërrimin e saj në një objekt modern sportiv.

Sipas zëvendëskryetarit të Komunës së Tetovës, Albi Qamili, salla do të ketë kapacitet prej rreth 5.000 ulësesh, duke e kthyer atë në një nga hapësirat më të rëndësishme sportive në qytet.

“Prona publike u kthehet tetovarëve! Salla e sportit në Tetovë, dikur nën uzurpim, u çlirua dhe po kthehet në objekt modern sporti. Me kapacitet prej 5.000 vendesh, Tetova fiton një tjetër xhevahir infrastrukturor”, ka thënë Qamili.

Investimi synon t’i japë Tetovës një hapësirë moderne për sport, aktivitete kulturore dhe ngjarje të mëdha publike, duke krijuar kushte më të mira për sportistët dhe qytetarët.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts