Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Alarm për kërcënim me raketa në Dubai, qytetarët marrin njoftim urgjente sigurie
Lajmi i Fundit

Alarm për kërcënim me raketa në Dubai, qytetarët marrin njoftim urgjente sigurie

Një alarm urgjent sigurie ka shkaktuar shqetësim të madh mes banorëve të Dubai, kur mijëra qytetarë morën një njoftim paralajmërues në telefonat e tyre celularë.

Mesazhi, paralajmëronte për një kërcënim të mundshëm me raketa, duke theksuar se “për shkak të situatës aktuale, ekziston mundësia e kërcënimeve me raketa”.

Autoritetet u bënë thirrje banorëve që të marrin masa të menjëhershme mbrojtëse dhe të kërkojnë strehim në ndërtesat më të afërta të sigurta.

Alarmi u shpërnda pak pas orës 17:00 dhe shkaktoi reagime të menjëhershme në mesin e qytetarëve, të cilët shprehën shqetësimin e tyre në rrjetet sociale për situatën e sigurisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi natyrën konkrete të kërcënimit apo nëse bëhet fjalë për një rrezik të afërt.

Megjithatë, masat e sigurisë mbeten në fuqi, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të qëndrojnë të informuar për çdo zhvillim të ri.

Comments are closed

Related Posts