MPB njofton se më datë 07.03.2026, në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:00, në zonën e SPB Tetovë, punonjësit e policisë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregtisë, Inspektoratin e Punës dhe Drejtorinë e të Hyrave Publike, kanë kryer një kontroll aksionar nëpër dyqane (tobakino).
Gjatë kontrollit, në një objekt në udhëkryqin e rrugës “Bllagoja Toska” me rrugën “Ilindenska”, janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 138 cigare elektronike njëpërdorimshme, të cilat shiteshin në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumentacion. Ndërkaq, gjatë kontrollit në një objekt tjetër në rrugën “Ilindenska”, janë gjetur valuta të huaja.















Comments are closed