Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ahmeti takon Bedri Hamzën dhe Adrian Gjinin, diskutojnë për procesin e Gjykatës Speciale dhe kordinimin e përbashkët
Ballina

Ahmeti takon Bedri Hamzën dhe Adrian Gjinin, diskutojnë për procesin e Gjykatës Speciale dhe kordinimin e përbashkët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot në Prishtinë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.

Përmes një njoftimi, Ahmeti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale, zhvillimet që na presin dhe rëndësinë e bashkëpunimit e të koordinimit të vazhdueshëm në interes të Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon”, ka shkruar Ahmeti pas takimit.

Takimi mes dy liderëve vjen në një periudhë me zhvillime të rëndësishme politike në Kosovë dhe në rajon, ndërsa në fokus të bisedimeve ishte edhe bashkëpunimi dhe koordinimi për çështjet me interes të përbashkët.

Përpos Bedri Hamzës, kryetari i BDI-së, Ali Ahmetin, ka takuar edhe kryetarin e Aleancës, Ardian Gjini. Ky i fundit, ka thënë se takimi është zhvilluar në selinë e Aleancës në Prishtinë.

“Sot zhvillova një takim vëllazëror në selinë e Aleancës me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ku vlerësova lart kontributin e tij në të gjitha proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan që nga vitet ’90, si dhe rolin e tij në forcimin e faktorit politik shqiptar në rajon. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në rajon, me theks të veçantë te situata pas zhvillimeve në Hagë”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts