Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ahmeti: Mijëra tetovarë, njëzëri i thanë jo serbizimit të Tetovës
Ballina

Ahmeti: Mijëra tetovarë, njëzëri i thanë jo serbizimit të Tetovës

Faton Ahmeti nga BDI ka reaguar pas protestës së mbrëmshme në Tetovë, duke deklaruar se, sipas tij, dështoi propaganda e, siç i quajti ai, atyre që “po zhbëjnë dhe shesin çdo gjë shqiptare”, duke iu referuar koalicionit VLEN. 

“Mbrëmë dështoi propaganda e atyre që po zhbëjnë dhe shesin çdo gjë shqiptare, e VREDI-t. Mijëra tetovarë njëzëri i thanë jo SERBIZIMIT të Tetovës. Populli foli dhe ky është vetëm fillimi!”, ka shkruar Ahmeti.

Deklarata e tij vjen pas protestës së mbajtur në Tetovë, ku pjesëmarrësit kundërshtuan vendimin për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në qytet, duke adresuar kritika edhe ndaj institucioneve shtetërore.

Comments are closed

Related Posts