Zyrtari i Aleancës për Shqiptarët nga krahu i Ziadin Selës, Bujar Bajrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike që lidhen me afrimin mes Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fatmir Limanit.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Bajrami rikujton se më parë BDI kishte akuzuar Limanin për humbjen dhe tradhëti rë Komunës së Kêrçovës, ndërsa tani, sipas tij, po e pranon në tavolinë politike dhe në koalicion.
“BDI ishte pjesë e akuzave ndaj Fatmir Limanit për shitjen (humbjen) e Komunës së Kërçovës tek VMRO-ja. Sot e pranon Fatmir Limanin në tavolinë (në koalicion), si ta kuptojmë këtë?”, ka shkruar Bajrami.
Ai ngre edhe dyshime se veprime të tilla mund të kenë qenë pjesë e një skenari politik për t’ia kaluar komunën VMRO-DPMNE dhe për të krijuar më pas rrethana të reja në skenën politike.
Sipas tij, zhvillime të tilla dëmtojnë parimet politike dhe kontribuojnë në degradimin e skenës politike në vend. Bajrami gjithashtu përmend edhe atë që e quan “sindromi Taravar”, duke shtuar se kjo situatë, sipas tij, ka prekur edhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.















Comments are closed