Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Afrim Gashi organizon iftar në Kuvend: Ramazani na fton për reflektim, solidaritet dhe afrim mes nesh
Lajmi i Fundit

Afrim Gashi organizon iftar në Kuvend: Ramazani na fton për reflektim, solidaritet dhe afrim mes nesh

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, organizoi një iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku morën pjesë mysafirë dhe personalitete të ndryshme.
Gashi theksoi se muaji i Ramazanit është një periudhë që i fton njerëzit për reflektim, për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe për të forcuar ndjenjën e solidaritetit në shoqëri.
Ai falënderoi të gjithë të pranishmit që iu përgjigjën ftesës, duke shtuar se prania e tyre e bëri këtë iftar edhe më të veçantë.
“Uroj që kjo mbrëmje të na bashkojë në frymën e respektit, paqes dhe vlerave që na mëson Ramazani”, theksoi Gashi.
Në iftar u theksua rëndësia e bashkëjetesës, respektit dhe mirëkuptimit mes qytetarëve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Comments are closed

Related Posts