Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Afati për deklarimin e pasurisë drejt fundit: 271 zyrtarë publikë ende nuk e kanë nisur procesin
Ekonomi

Afati për deklarimin e pasurisë drejt fundit: 271 zyrtarë publikë ende nuk e kanë nisur procesin

Sot në ora 23:59, saktësisht pas pesë orësh përfundon afati për të deklaruar pasurinë e tyre. Ky proces i cili mbahet çdo vit, ka filluar me 1 mars dhe përfundon sot me 31 mars.
Ndonëse afati po shkon drejt fundit, ka ende zyrtarë publikë që nuk e kanë kryer obligimin e tyre ligjor.

Siç ka njoftuar Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit përmes një komunikate për media, deri në orën 16:00, 9 mijë e 825 zyrtarë publikë apo gjithsej 94.73% të zyrtarëve publikë e kanë përfunduar deklarimin.

Sipas APK-së,276 zyrtarë publikë apo 2,66% prej tyre kanë filluar dhe janë në procesë ndërsa 271 sosh apo 2,61% nuk e kanë filluar ende këtë deklarim.

“Nga gjithsej 10,372 zyrtarë të obliguar,një numër i zyrtarëve ende nuk e kanë përmbushur këtë obligim,ndërsa koha për veprim po shkurtohet me çdo orë” ka thënë APK

Comments are closed

Related Posts