Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Adnan Azizi, merr pjesë në pritjen e 103-vjetorit të Republikës së Turqisë
Ballina

Adnan Azizi, merr pjesë në pritjen e 103-vjetorit të Republikës së Turqisë

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, me rastin e 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.

Në këtë aktivitet, Azizi dhe të pranishmit u mirëpritën nga ambasadori turk në vend, Alper Aktaş.

Përmes një postimi, deputeti i VLEN-it theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, duke e cilësuar këtë të fundit si vend mik dhe partner të rëndësishëm.

Ai nënvizoi se dy vendet i lidhin marrëdhënie të ngushta, respekt i ndërsjellë dhe bashkëpunim i vazhdueshëm, ndërsa theksoi se Qeveria VLEN angazhohet për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts