Deputeti i VLEN-it dhe shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor, Adnan Azizi, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës, duke falënderuar të gjithë ata që u angazhuan gjatë fushatës dhe shprehën besimin e tyre ndaj kandidatit të VLEN-it, Jakup Huseini.
Azizi vlerësoi fushatën e Huseinit si dinjitoze dhe korrekte, duke theksuar se kandidati ka fituar shumë zemra, ndërsa rezultati zgjedhor për VLEN-in përbën një mësim që duhet të shërbejë për të ardhmen.
Ai gjithashtu uroi Arkin Jahiun për rezultatin e arritur, duke i dëshiruar sukses në raundin e dytë të zgjedhjeve.
„Faleminderit gjithësecilit për angazhimin gjatë kësaj fushate, për besimin dhe përkrahjen që na dhatë”, ka shkruar Azizi.
Në fund të reagimit të tij, deputeti i VLEN-it e përmbylli mesazhin me thirrjen për reflektim: „Koha për reflektim!”















Comments are closed