Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Aco Ristov zgjidhet kryetar i ri i Komisionit Rregullator për Energjetikë
Lajmi i Fundit

Aco Ristov zgjidhet kryetar i ri i Komisionit Rregullator për Energjetikë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, me 68 vota “pro”, këtë pasdite zgjodhi Aco Ristovin si kryetar të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë (RKE). Ristovi vjen në këtë pozitë në vend të Marko Bislimovskit, i cili dha dorëheqje në shkurt të këtij viti.

Aco Ristov është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës me tre dekada përvojë në sektorët e energjetikës, hidroenergjetikës dhe sistemeve infrastrukturore. Në biografinë e tij të pasur theksohet se është ekspert në menaxhimin e projekteve komplekse si hidrocentralet dhe impiantet për trajtimin e ujërave të ndotura. Ristovi është anëtar i Odës së arkitektëve dhe inxhinierëve të licencuar, me autorizimet më të larta për projektim dhe mbikëqyrje.
Nga shumica qeverisëse theksuan se bëhet fjalë për një kuadër jashtëzakonisht cilësor, i cili i plotëson të gjitha kushtet ligjore dhe posedon autoritetin shoqëror të nevojshëm për udhëheqjen e një institucioni të tillë të pavarurАцо Ристов е нов претседател на Регулаторната комисија за енергетика

Comments are closed

Related Posts