Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të zhvillojnë sot një takim në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krijimin e institucioneve të reja.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa konfirmoi për EkonomiaOnline se ky takim do të zhvillohet në orën 18:00.
“Po, sot në orën 18:00 në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Kurti, duke konfirmuar qëndrimin e tyre për të qëndruar jashtë një marrëveshjeje qeverisëse.














