Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Abazi, fton familjet nga Kamjani të mikpresin vullnetarët nga Korpusi Amerikan i Paqes, familjet do kompenzohen për mikpritjen
Ballina

Abazi, fton familjet nga Kamjani të mikpresin vullnetarët nga Korpusi Amerikan i Paqes, familjet do kompenzohen për mikpritjen



THIRRJE PËR FAMILJET NGA KAMJANI

Komuna e Bogovinës fton të gjitha familjet e interesuara të përfshihen në programin për akomodimin e vullnetarëve të Korpusit Amerikan të Paqes, të cilët do të qëndrojnë në komunën tonë nga 26 shtatori deri më 3 dhjetor 2026.

Nëse keni dëshirë të njiheni me një kulturë të re, të fitoni miqësi të përjetshme dhe të jeni pjesë e një përvoje të jashtëzakonshme ndërkombëtare, kjo është mundësia për ju.

Familja nikoqire duhet të:

jetë e hapur dhe e gatshme të pranojë një vullnetar/e në shtëpinë e tyre;

të sigurojë një dhomë të veçantë për vullnetarin/en;

të ofrojë një mjedis familjar të këndshëm dhe miqësor.

Gjatë qëndrimit të vullnetarit/es, familja pritëse merr një kompensim prej 6,500 denarësh në javë.

Përmes këtij programi, familjet kanë mundësinë të shkëmbejnë përvoja, të krijojnë miqësi të reja dhe të kontribuojnë në lidhjen dhe mirëkuptimin ndërkulturor.

📞Personi për kontakt për më shumë informata dhe regjistrim: Ana Jovanovska

Tel: 071 386 053

Ju inkurajojmë të përfitoni nga kjo mundësi unike dhe të bëheni pjesë e familjes globale të Korpusit të Paqes“, ka njoftuar kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi, në Facebook.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts