Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Abazi: Fillon sanimi i rrugës së Bjeshkës, falenderoj drejtorin Elmazi dhe zv/ministrin Shabani për bashkëpunimin
Ballina

Abazi: Fillon sanimi i rrugës së Bjeshkës, falenderoj drejtorin Elmazi dhe zv/ministrin Shabani për bashkëpunimin

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në bashkëpunim me drejtorin e Parkut të Malit Sharr dhe zv/ministrin e Mbrojtjes Admir Shabani, ka njoftuar në Facebook, se sot ka filluar sanimi i rrugëve malore, deri në Bjeshkët e Sharrit. Në kuadër të kësaj iniciative, do intervenohet në mbi 10 kilometra rrugë malore, me makineri të rënda, ka nënvizuar Abazi.

Postimi i plotë, nga Abazi:

“Përmirësojmë qasjen në bjeshkët e Komunës së Bogovinës!

Rrugët malore janë arterie të rëndësishme për zhvillimin e blegtorisë, turizmit malor dhe fshatrave malore.

Në bashkëpunim me Parkun Kombëtar të Malit Sharr dhe Ushtrinë, kemi nisur sanimin e rrugëve malore në territorin e Komunës së Bogovinës. Në kuadër të këtij aktiviteti do të intervenohet në mbi 10 kilometra rrugë me makineri të rënda.

Falënderoj drejtorin e Parkut Kombëtar të Malit Sharr, Evzal Elmazi, dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes, Admir Shabani, për bashkëpunimin dhe mbështetjen.

Bashkë për një qasje më të mirë dhe zhvillim më të qëndrueshëm të bjeshkëve tona!“, ka përfunduar, ai.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts