Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • A po paralajmëron luftë”? Trump: Do ta tërheq me forcë SHBA-në nga NATO
Lajmi i Fundit

A po paralajmëron luftë”? Trump: Do ta tërheq me forcë SHBA-në nga NATO

Presidenti amerikan, Donald Trump në një intervistë për gazetën “The Telegraph” ka deklaruar se po e shqyrton me forcë tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga NATO, pasi kjo e fundit dështoi t’i bashkohej luftës së tij kundër Iranit.

Presidenti amerikan e quajti aleancën një “tigër letre”, ndërsa tha se heqja e Amerikës nga traktati i mbrojtjes tani ishte përtej çdo rishqyrtimi.
Është shenja më e fortë deri më tani se Shtëpia e Bardhë nuk e konsideron më Evropën si një partner të besueshëm mbrojtës, pas refuzimit të kërkesës së zotit Trump që aleatët të dërgojnë anije luftarake për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Trump u pyet nëse do ta rishqyrtonte anëtarësimin e SHBA-së në aleancë pas konfliktit. “Oh po, do të thoja se është përtej çdo rishqyrtimi”, u përgjigj ai. “Nuk u ndikova kurrë nga NATO. Gjithmonë e dija që ata ishin një tigër letre, dhe Putini e di këtë edhe vetë.”bPartnerët e NATO-s kanë hezituar të ndihmojnë në rihapjen e ngushticës, përmes së cilës zakonisht kalon 20 përqind e naftës botërore. Teherani e ka mbyllur në mënyrë efektive ngushticën për javë të tëra, duke bërë që çmimet globale të naftës dhe gazit të rriten ndjeshëm, ndërkohë që kërcënojnë një recesion global.

Comments are closed

Related Posts