Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mickoski: Kemi marrëveshje me OKTA-n për uljen e çmimit të karburantit
Lajmi i Fundit

Mickoski: Kemi marrëveshje me OKTA-n për uljen e çmimit të karburantit

Është rënë dakord për uljen e çmimit të karburantit me OKTA, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Sipas tij, nga sot do të ketë një ulje prej tre denarësh në të gjitha pikat e karburantit të OKTA.

Po, gjatë ditës së djeshme ministrja e Energjetikës zhvilloi bisedë me drejtorin e përgjithshëm të OKTA, dhe kemi një denar shtesë ulje. Kështu që, nga sot do të kemi tre denarësh ulje në të gjitha pikat e karburantit që janë klientë të OKTA. Nga këto çmime që janë maksimale, të vendosura dje nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, kemi tre denarësh ulje, që do të thotë se aktualisht kemi çmimet absolutisht më të ulëta të karburantit”, deklaroi Mickoski.

Comments are closed

Related Posts