Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë publikohen këtë javë në ENER
Lajmi i Fundit

Ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë publikohen këtë javë në ENER

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, njoftoi se ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Arsimin e Lartë pritet të bëhen publike deri të premten në platformën ENER. Sipas saj, drafti i ligjit tashmë është përditësuar në një numër të konsiderueshëm nenesh, duke reflektuar kërkesat konkrete të institucioneve përkatëse.

Ajo theksoi se dokumenti do të qëndrojë i hapur për konsultim publik për dy deri në tri ditë, edhe pse një gjë e tillë nuk është detyrim ligjor. Megjithatë, siç u shpreh Janevska, ky hap ndërmerret në funksion të transparencës dhe përmbushjes së premtimeve të dhëna.


Pas përfundimit të kësaj faze, projektligji do të procedohet më tej në Qeveri për miratim.

Comments are closed

Related Posts