Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Strugë: Policia arreston 19-vjeçarin dhe vëllain e tij të mitur, mbanin një pistoletë pa dijeninë e prindërve
Kronika e Zezë

Strugë: Policia arreston 19-vjeçarin dhe vëllain e tij të mitur, mbanin një pistoletë pa dijeninë e prindërve

Më datë 23.03.2026, në orën 19:45 në Strugë, zyrtarët policorë nga Departamenti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Strugë kanë privuar nga liria personin me iniciale L.R. (19 vjeç) dhe vëllain e tij 15-vjeçar. Arrestimi i tyre u bë nën dyshimin e bazuar për veprën penale “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve plasëse”.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre në Strugë, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë e tipit “Desert Lort” e kalibrit 9 mm, së bashku me një karikator të zbrazët. Armët mbaheshin pa leje, ndërsa i mituri deklaroi se prindërit e tyre nuk ishin në dijeni për ekzistencën e pistoletës në shtëpi.

Comments are closed

Related Posts