Në Tetovë është përuruar Qendra Rajonale e rindërtuar për arsim të mesëm profesional “Mosha Pijade”, një investim që synon avancimin e arsimit profesional dhe përmirësimin e kushteve për të rinjtë. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë kryetari i komunës Bilall Kasami, kryeministri Hristijan Mickoski dhe ambasadori i Bashkimit Evropian Michalis Rokas.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, përmes një njoftimi theksoi se ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi arsimor modern, i cili përgatit të rinjtë për tregun e punës dhe sfidat e së ardhmes.
Ky investim është dëshmi e përkushtimit për të ndërtuar një sistem arsimor modern, që përgatit gjeneratat për tregun e punës dhe sfidat e së ardhmes”, ka shkruar Durmishi.















Comments are closed