Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Merren në pyetje disa persona në Tetovë, pas incidenteve të fundit – nën dyshime edhe “Vojvodët”?!
Kronika e Zezë

Merren në pyetje disa persona në Tetovë, pas incidenteve të fundit – nën dyshime edhe “Vojvodët”?!

Burime të Tema.mk bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme në Tetovë janë marrë në pyetje disa persona, në kuadër të hetimeve për incidentet e fundit që kanë shqetësuar qytetarët. Sipas informacioneve fillestare, këto veprime po ndërmerren pikërisht për shkak të zhvillimeve të fundit, ku sipas dyshimeve të para, në rast mund të jenë të përfshirë edhe persona të lidhur me grupin e njohur si “Vojvodët”.

Po ashtu, sipas burimeve, policia sot ka marrë në pyetje edhe prindërit e disa personave të mitur, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë të përfshirëve të mundshëm. Nga organet zyrtare ende nuk ka detaje të plota për rastin, ndërsa pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi incidentet dhe përgjegjësinë eventuale të personave të dyshuar.

Comments are closed

Related Posts