Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Rënie drastike e çmimit të naftës pas pezullimit të sulmeve ndaj Iranit nga Trump
Lajmi i Fundit

Rënie drastike e çmimit të naftës pas pezullimit të sulmeve ndaj Iranit nga Trump

Çmimet e naftës në bursat botërore kanë pësuar një rënie drastike, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi të shtyjë sulmet ndaj Iranit.

Aktualisht, çmimi i naftës së llojit “Brent” është liruar me 10 dollarë, duke zbritur në 102 dollarë për fuçi, me një tendencë të mëtejshme rënieje.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se SHBA-ja dhe Irani kanë pasur bisedime shumë të mira dhe produktive gjatë dy ditëve të fundit për zgjidhjen e plotë të konfliktit në Lindjen e Mesme. Bazuar në tonin e këtyre bisedimeve të thella, detajuara dhe konstruktive, të cilat do të vazhdojnë gjatë javës, udhëzova Sekretarin e Mbrojtjes që të shtyjë të gjitha sulmet ushtarake ndaj centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesëditore,” shkroi Trump në statusin e tij në Truth Social.

Comments are closed

Related Posts