Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Kumanovë: Shoferi humb jetën pasi i përkeqësohet gjendja gjatë vozitjes
Kronika e Zezë

Kumanovë: Shoferi humb jetën pasi i përkeqësohet gjendja gjatë vozitjes

Më 22.03.2026, rreth orës 17:00, në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën lokale ndërmjet fshatit Kllëçovcë dhe fshatit Shuplji Kamen, në vendin e njohur si “Kanton”, një veturë e tipit “Daewoo Tico” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga M.D. (64) nga Kumanova, ka dalë nga rruga.

Mjeku nga Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen e shoferit M.D., ndërsa bashkëudhëtarja L.D. (57) ka pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë. Sipas deklaratës së saj, shoferit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka humbur vetëdijen para se të ndodhte aksidenti, njoftojnë nga MPB.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Comments are closed

Related Posts