Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Magbul Kamberi zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI-së në Sahat Mëhallë Tetovë
Lajmi i Fundit

Magbul Kamberi zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI-së në Sahat Mëhallë Tetovë

Kryetari i degës së Bashkimi Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi, ka njoftuar për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor në nëndegën e Sahat Mëhallës, ku është zgjedhur edhe kryetari i ri.

Në këtë kuvend është zgjedhur në krye të nëndegës profesori Magbul Kamberi, i cili vlerësohet për përvojën e tij të gjatë në arsim dhe angazhimin profesional.

Njoftimi i plotë:

“Sonte, me aktivistët e Sahat Mëhallës, mbajtëm Kuvendin zgjedhor të kësaj nëndege.

Kryetar u zgjodh profesori Magbul Kamberi, historian me përvojë shumëvjeçare në arsim. Kompetenca dhe entuziazmi janë parakusht për të ndërtuar një strukturë të rifreskuar partiake, e cila do t’u përgjigjet nevojave të kohës dhe do të përfaqësojë denjësisht interesat e qytetarëve”, ka përfunduar Rexhepi.

Comments are closed

Related Posts