Policia e Gostivarit ka ndaluar mbrëmjen e djeshme një person që qarkullonte në aksin rrugor Tetovë – Gostivar, pasi u konstatua se po drejtonte automjetin në kundërshtim me ligjin.
Ngjarja ka ndodhur më datë 20.03.2026, rreth orës 18:00. Zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar shtetasin me iniciale I.F. (40 vjeç) nga fshati Gjurgjevisht i Gostivarit.
Gjatë kontrollit rutinë të automjetit të tipit “Ford” me targa të Gostivarit, policia konstatoi se drejtuesi i mjetit nuk posedonte leje drejtimi (patentë shofer).
Si pasojë e kësaj shkeljeje, automjeti është sekuestruar menjëherë nga autoritetet. Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 40-vjeçarit do të ngrihet kallëzimi përkatës penal.















Comments are closed