Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Irani sulmon bazën amerikano-britanike, një nga më të rëndësishmet në botë
Lajmi i Fundit

Irani sulmon bazën amerikano-britanike, një nga më të rëndësishmet në botë

Irani ka lëshuar dy raketa ballistike ndaj bazës ushtarake “Diego Garcia”, një bazë ushtarake amerikano-britanike e vendosur në oqeanin Indian. Ky sulm mund të shënojë një shkallë të re të luftës, pasi kjo bazë është rreth katër mijë kilometra larg bregut iranian. Sulmi ka dështuar. Sipas zyrtarëve amerikanë, raketa e parë ka pësuar një defekt gjatë fluturimit dhe ka rënë në det, ndërsa e dyta është rrëzuar nga një anije luftarake amerikane duke përdorur sistemin SM-3 para se të arrinte objektivin.

Baza e “Diego Garcias” ndodhet në një ishull të izoluar të arkipelagut të Chagos dhe është një nga bazat ushtarake më të rëndësishme në botë. Bombarduesit që mund të mbajnë armë bërthamore ndodhen ndonjëherë aty. Është interesante që pikërisht të premten, Mbretëria e Bashkuar ia kaloi këtë bazë, së bashku me bazën Fairford në Angli, Shteteve të Bashkuara për t’i përdorur për “operacione specifike mbrojtëse kundër Iranit”.

Comments are closed

Related Posts