Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ditën e sotme ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen me ministrin e Politikës dhe Punës Sociale Fatmir Limani, në vlerë prej 15 milionë denarëve, për ndërtimin e çerdhes në fshatin Siniçan.
Çerdhja në Siniçan do të ndërtohet!
Sot, nënshkruam marrëveshjen me Ministrinë për Punë Sociale për realizimin e një projekti me vlerë 15.000.000 denarë, që parasheh rekonstruimin dhe adaptimin e objektit në v.b Siniçan në çerdhe moderne për fëmijët tanë.
Ky ishte një premtim parazgjedhor, dhe sot po e kthejmë në realitet. Shumë shpejt, fëmijët që presin të bëhen pjesë e sistemit parashkollor do të kenë një hapësirë të re, të sigurt dhe bashkëkohore.
Vazhdojmë me përkushtim për më shumë investime dhe kushte më të mira për fëmijët tanë.














