Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shëndetësi
  • Klekovski: Qytetarët do të blejnë ilaçe me çmime më të lira
Lajmi i Fundit

Klekovski: Qytetarët do të blejnë ilaçe me çmime më të lira

Ministria e Shëndetësisë ka ulur çmimin maksimal për 156 barna origjinale, 174 barna gjenerike dhe 13 barna nga importi ndërhyrës.

Ky vendim është përshëndetur nga drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski, sipas të cilit, vendimi do të mundësojë që qytetarët të furnizohen me ilaçe me çmim më të lirë.

Me uljen e çmimit maksimal do të ulen çmimet e atyre ilaçeve që nuk janë në listën pozitive, ndërsa nëse ato ilaçe janë në listën pozitive dhe ka dallim ndërmjet çmimit referent dhe atij maksimal do të ulet pagesa shtesë, por zakonisht çmimet referente janë më të ulëta se ato maksimale. Ka mundësi që me këtë vendim të ulen pagesat për ilaçet në listën pozitive apo të mos ketë fare pagesë.”, tha Klekovski.

Comments are closed

Related Posts