Aleanca për Shqiptarët ka reaguar me apel të qartë ndaj të gjitha grupacioneve që veprojnë në emër të saj, duke paralajmëruar se çdo përdorim i paautorizuar i emrit të partisë do të përballet me pasoja ligjore.
Ky reagim vjen pasi Gjykata në Tetovë ka marrë vendim me të cilin njeh Arben Taravari si kryetar legjitim të Aleancës për Shqiptarët. Me këtë vendim, Taravari zyrtarizohet si drejtues i subjektit politik, duke i dhënë fund paqartësive të fundit rreth udhëheqjes së partisë.
Nga ASH theksojnë se çdo individ apo grup që në të ardhmen thirret në emër të partisë pa legjitimitet, do të përballet me masa konkrete ligjore.















Comments are closed