Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Dy persona qëllohen për vdekje pranë aeroportit të Frankfurtit
Kronika e Zezë

Dy persona qëllohen për vdekje pranë aeroportit të Frankfurtit

Dy persona janë qëlluar për vdekje në një bar në Raunheim, pranë aeroportit të Frankfurtit, njoftoi policia gjermane.

Sipas njoftimeve paraprake, një person i armatosur hyri në ambient rreth orës 03:45 dhe qëlloi mbi dy viktimat, të cilat humbën jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet bëjnë të ditur se autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.

Një operacion i gjerë policor është vënë në lëvizje për kapjen e tij.

Zona përreth barit është rrethuar, ndërsa forca të shumta policie po vijojnë kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Comments are closed

Related Posts