Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Aco Ristov propozim për pasues të Bislimovskit! Nga Fronti Evropian akuza për kurdisje dhe favorizim me kriteret!
Lajmi i Fundit

Aco Ristov propozim për pasues të Bislimovskit! Nga Fronti Evropian akuza për kurdisje dhe favorizim me kriteret!

Aco Ristov është propozimi për kryetar të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë. Ai sot me shumicë votash u mbështet nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvend, përcjell TV21. Ristov është inxhinier i diplomuar elektroteknik dhe ka qenë edhe kryetar i komunës së Radovishit.

Kandidati i dytë, Shamil Rexhepi nga Tetova, nuk u votua me arsyetimin se ai nuk i plotëson kushtet e shpalljes, përkatësisht ai është magjistër i shkencave ekonomike, ndërsa në shpallje është theksuar se kërkohet që kandidati të jetë nga fusha e elektroenergjetikës.

Deputetet nga Fronti Evropian, Arbana PashoLli dhe Ilire Dauti, reaguan se me kufizimin e kushteve që kandidati të ketë arsimim nga elektroenergjetika lihet dyshim se favorizohen kandidatë të caktuar. Pse është bërë ky kufizim dhe mbi bazën e cilit ligj, pyeti Pasholi, e cila theksoi se me këtë pushteti po e rrënon besimin e qytetarëve tek institucionet e pavarura.

Comments are closed

Related Posts