Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • BDI: Nëse nuk merren masa, çmimet në përgjithësi mund të rriten mbi 10%
Ekonomi

BDI: Nëse nuk merren masa, çmimet në përgjithësi mund të rriten mbi 10%

Albanë Mustafa nga BDI i bëri thirrje qeverisë që t’i shqyrtojë propozimet e tyre në lidhje me rritjen e çmimeve dhe të implementohen urgjentisht, në të kundërtën, siç tha, çmimet në përgjithësi mund të rriten mbi 10%. BDI tha se nuk ka asnjë intervenim nga Qeveria për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve ndërkohë kërkoi që të shkarkojë ministrin e Ekonomisë.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) njofton qytetarët se, nëse nuk implementohen urgjentisht masat e propozuara, çmimet në përgjithësi mund të rriten mbi 10%, gjë që do të rëndojë ndjeshëm buxhetet familjare në vend.

Kjo Qeveri nuk ka kapacitetet e duhura për të menaxhuar krizat që ndodhin edhe 2.000 kilometra larg vendit. Për këtë arsye, Qeveria duhet menjëherë të shkarkojë Ministrin e Ekonomisë, i cili duket se nuk ka as vizion e as plan për menaxhimin e krizave ekonomike”, thotë Albanë Mustafa nga BDI.

Comments are closed

Related Posts