Nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë njoftojnë se Bordi Ekzekutiv i partisë sot ka marrë vendim për të nisur procedurën për përjashtimin e Petre Shilegov nga anëtarësia e partisë.
“Shilegov është i shantazhuar dhe po punon në interes të VMRO-DPMNE. Ne kemi zbuluar të gjithë skemën e biznesit të Hristijan Mickoski në sektorin e energjetikës, nga Adamoviq deri te kompania Rudnap. Tani për të gjithë është e qartë pse ekziston një përpjekje kaq e madhe për ta rrëzuar LSDM-në.
VMRO ka rënë aq shumë sa që opsioni i vetëm që u ka mbetur është përpjekja për ta rrëzuar LSDM-në nga brenda”, thonë nga LSDM.
Sipas tyre, tashmë është e qartë se bëhet fjalë për një “platformë për rrëzimin e LSDM-së”.















Comments are closed