Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, deklaroi se vendi i tij po punon me aleatët evropiane për një plan të përbashkët që synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Lajmi i Fundit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, deklaroi se vendi i tij po punon me aleatët evropiane për një plan të përbashkët që synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Në një konferencë për shtyp, Starmer theksoi se Londra ka ndërmarrë tashmë masa emergjente së bashku me vende të tjera për të stabilizuar tregun e energjisë.

“Ne kemi vepruar tashmë së bashku me vende të tjera për të liruar rezerva emergjente të naftës në një nivel krejtësisht të paprecedentë. Por në fund të fundit, duhet të rihapim Ngushticën e Hormuzit për të siguruar stabilitet në treg,” tha ai.

Kreu i qeverisë britanike shtoi se rikthimi i lirisë së lundrimit në këtë zonë është një proces kompleks dhe kërkon koordinim ndërkombëtar.

“Ky nuk është një proces i thjeshtë. Prandaj po punojmë me të gjithë aleatët tanë, përfshirë partnerët europianë, për të ndërtuar një plan kolektiv të zbatueshëm që mund të rikthejë sa më shpejt lirinë e lundrimit në rajon dhe të zbusë ndikimet ekonomike,” u shpreh Starmer.

Ai nuk përmendi në mënyrë specifike përfshirjen e SHBA -ve në këtë plan, por theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për stabilizimin e situatës në rajon.

Comments are closed

Related Posts