Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Durmishi i del kundër Kostadinovskit: Mos e rrasë hundën aty ku s’e ke vendin!
Lajmi i Fundit

Durmishi i del kundër Kostadinovskit: Mos e rrasë hundën aty ku s’e ke vendin!

Ministri i VLEN-it, Besar Durmishi, në intervistën e lajmeve në Alsat M, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në mesazhet për Safe Cityn.

Durmishi e porositi Konstadinovskin të mos merret me politikë ditore, por ta mbrojë Kushtetutën, ndërsa kujtoi se përdorimi i gjuhës shqipe është garantuar me Kushtetutë.

“Përveç gjuhës maqedonase, sipas kushtetutës gjuhë zyrtare është edhe gjuha të cilën e flasin të paktën 20% e qytetarëve, pra gjuha shqipe. Prandaj as kryetari i gjykatës kushtetuese dhe askush tjetër nuk mund ta mohojë këtë të drejtë, as ta interpretojë kushtetutën ashtu siç dëshiron ai. Ne do të bëjmë betejën tonë brenda Qeverisë, brenda Ministrisë së Brendshme”, tha Durmishi.

Comments are closed

Related Posts