Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Kaos në Shtip: 46-vjeçari shtiret si polic, merr me forcë një veturë, shkakton aksident dhe grabit një qen
Kronika e Zezë

Kaos në Shtip: 46-vjeçari shtiret si polic, merr me forcë një veturë, shkakton aksident dhe grabit një qen

Sot (09.03.2026), rreth orës 09:00, zyrtarë policorë nga SPB Shtip, në një objekt hotelierik në rrugën “Sutjeska” në Shtip, kanë privuar nga liria personin B.H.J. (46) nga Shtipi.

​Rreth orës 08:00, para hyrjes së një shkolle të mesme në rajonin e Shtipit, ai i ka marrë M.A. nga Shtipi automjetin zyrtar “Peugeot” me targa të Shtipit, pasi e kishte ndaluar duke u prezantuar rrejshëm si punonjës policie dhe duke kryer një kontroll të rremë në automjet, pas së cilës është drejtuar drejt lagjes Novo Sellë.

​Gjatë kësaj, B.H.J. ka shkaktuar një aksident komunikacioni duke goditur një automjet të parkuar në rrugën “Marshall Tito”, e më pas ka vazhduar drejt qendrës së qytetit. Rreth orës 08:45, në rrugën “Sutjeska”, ai ka ndaluar një grua nga Shtipi e cila po shëtiste me një qen dhe ia ka marrë qenin me dhunë, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.

​Pas masave të ndërmarra nga punonjësit e policisë së SPB Shtip, automjeti është lokalizuar dhe personi është privuar nga liria. Gjatë arrestimit, një punonjës policie ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit.

​Gjatë natës, i njëjti person është denoncuar edhe për dy ngjarje të tjera – për shkak të një grindjeje dhe drejtimit të fyerjeve, si dhe për dëmtimin e një bankomati në një objekt në rrugën “Sutjeska”.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të ngrihet padi përkatëse.

Comments are closed

Related Posts