Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Prokuroria Speciale nis hetimet për kërcënimet ndaj presidentes Osmani
Kosovë

Prokuroria Speciale nis hetimet për kërcënimet ndaj presidentes Osmani

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka inicuar një rast penal lidhur me kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani-Sadriu.

Rasti përfshin veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, sipas nenit 121, lidhur me nenin 119 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Kosovës.

Prokuroria ka autorizuar Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e plotë të këtij rasti, me qëllim sigurimin e rendit juridik dhe mbrojtjen e zyrtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, Presidenca e Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur së fundmi në debatin publik, ku është bërë thirrje për “pushkatimin” e presidentes Vjosa Osmani.

Në reagimin e saj, Presidenca thekson se Kosova nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë vend ku aktivistë politikë vetëshpallen gjykatës dhe shpallin dënime me jetë për figura të zgjedhura nga qytetarët. Sipas Presidencës, mentaliteti që prodhon gjuha e tillë është pikërisht mentaliteti që për dekada e ka mbajtur peng debatin publik me etiketime, shpifje dhe linçime.

Comments are closed

Related Posts