Reaguan nga VMRO-DPMNE. “Eksperti i krizave”, kirurgu i Zaevit, Filipçe, njeriu që gjatë krizës së COVID-it, në vend që të siguronte doreza, mbrojtëse për këpucë, maska e të tjera, negocionte për përqindje nga vaksinat, nuk ka kredibilitet të japë këshilla se si duhet vepruar.
Në fakt, disa nga masat që Filipçe i “propozon” tashmë ishin përmendur se mund të ndërmerren për të ulur dëmet nga një krizë e mundshme.
Filipçe dhe LSDM të mos shqetësohen, ne nuk do të ndjekim gjurmët e tyre. Këshilla nga një “ekspert” për vjedhje në kohë krizash nuk kërkojmë, thonë nga partia e Mickoskit.















Comments are closed