Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Bilall Kasami: Aktivisti ynë, Dafi Muharemi, e fitoi garën për asambleist, në Zürich
Ballina

Bilall Kasami: Aktivisti ynë, Dafi Muharemi, e fitoi garën për asambleist, në Zürich

Kryetari i Bilall Kasami ka njoftuar se anëtari i Lëvizja BESA, Dafi Muharemi, ka fituar në garën për asambleist në Zürich në zgjedhjet lokale të mbajtura sot.

Përmes një postimi, ai ka theksuar se Muaremi është aktivist i vyeshëm i Besës dhe koordinator i diasporës së kësaj partie në Zürich, si dhe ish-anëtar i kryesisë.

“Lajme të mira nga Zvicra, ku anëtari i Lëvizjes BESA Dafi Muaremi fitoi në garën për asambleist në Zürich në zgjedhjet e sotme lokale! Dafin e kemi aktivist të vyeshëm në Besë, koordinator të diasporës në Zürich dhe ish-anëtar kryesie. I urojmë rizgjedhjen e merituar si asambleist, me bindjen e plotë se do të ketë një tjetër mandat të suksesshëm në shërbim të qytetarëve të atij vendi!”, ka shkruar Kasami.

Comments are closed

Related Posts