Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Sulm me raketë në Arabinë Saudite: Të paktën dy të vdekur dhe 12 të plagosur
Lajmi i Fundit

Sulm me raketë në Arabinë Saudite: Të paktën dy të vdekur dhe 12 të plagosur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi mbi një ndërtesë banimi në Arabinë Saudite, njoftoi Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Sipas njoftimit të bërë nga kjo agjenci në rrjetet sociale, raketa goditi një kompleks banimi në zonën qendrore të Al-Kharj, e cila ndodhet në jug të kryeqytetit Rijad.
Agjencia e Mbrojtjes Civile bëri të ditur se në mesin e viktimave ka shtetas nga India dhe Bangladeshi.

Më herët, Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se kishte shënjestruar sistemet radar në disa lokacione, përfshirë zonën Al-Kharj në Arabinë Saudite, pikërisht vendin ku u raportuan viktimat e fundit.

Comments are closed

Related Posts