Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Gjuajti me armë drejt një veture në rrugë, arrestohet 39-vjeçari nga Hotla
Kronika e Zezë

Gjuajti me armë drejt një veture në rrugë, arrestohet 39-vjeçari nga Hotla

Më 06.03.2026, në ora 06:15, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë – Njësia Policore Matejçë kanë privuar nga liria personin A.M. (39) nga fshati Hotël, komuna e Likovës.

Ai dyshohet se rreth orës 00:15, në rrugën nga fshati Ropalcë drejt fshatit Nikushtak, nga një automjet “Jeep”, në të cilin udhëtonte së bashku me disa persona të tjerë, ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të një veture “Opel Omega” me targa të Kumanovës, në të cilën ndodheshin E.Sh. (45) nga fshati Hotël dhe H.A. (43) nga Kumanova.

Të lënduar nuk ka dhe në veturë nuk janë gjetur gjurmë plumbash, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Comments are closed

Related Posts