Komuna e Tetovës organizoi një ceremoni solemne për të nderuar mësuesit pensionistë, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre shumëvjeçar në arsim dhe edukimin e brezave të rinj.
Me këtë rast, kryetari i komunës Bilall Kasami vlerësoi rolin dhe përkushtimin e tyre në ndërtimin e dijes dhe formimin e gjeneratave të reja.
Sipas Kasamit, shkollat dhe arsimi janë dhe do të mbeten një nga prioritetet tona kryesore!
Njoftimi i plotë:
Sot në mënyrë solemne me mirënjohje nderuam mësuesit tanë pensionistë, për punën e tyre të palodhur ndër vite. Ju keni qenë shtylla e dijes në shkollat tona, duke u dhënë nxënësve jo vetëm njohuritë, por dhe vlera të rëndësishme mbi jetën. Kjo është një ditë që na jep mundësinë të shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë për të gjithë ata që me përkushtim të madh kanë dhënë kontribut në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj. Si Komunë e Tetovës, ne besojmë fuqishëm se arsimi është themeli i zhvillimit të një qyteti dhe të një shoqërie. Për këtë arsye, shkollat dhe arsimi janë dhe do të mbeten një nga prioritetet tona kryesore!















Comments are closed