Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Në nder të 7 dhe 8 Marsit. Feti Abazi u dhuron mirënjohje arsimtarëve dhe nxënësve
Ballina

Në nder të 7 dhe 8 Marsit. Feti Abazi u dhuron mirënjohje arsimtarëve dhe nxënësve

Sot, në prag të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe Arsimit Shqip dhe 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, organizuam një ceremoni për ndarjen e mirënjohjeve për arsimtarët dhe nxënësit tanë që kanë përfaqësuar me sukses shkollat tona komunale në garat komunale në gjuhën shqipe dhe angleze”, ka uruar përmes Facebookut të tij, kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

Sukseset e nxënësve tanë janë krenaria e komunës sonë dhe motivim për të vazhduar të investojmë në arsim dhe në të ardhmen e fëmijëve tanë.

7 Marsi na kujton rrugëtimin dhe sakrificën për arsimin shqip, duke na rikujtuar se shkolla dhe dijet janë themeli i zhvillimit të shoqërisë sonë. Ndërsa 8 Marsi është një ditë reflektimi dhe vlerësimi për rolin e pazëvendësueshëm të gruas si shtyllë e familjes, arsimit dhe gjithë shoqërisë.

Falënderoj nga zemra të gjithë nxënësit për përkushtimin dhe sukseset e tyre, si dhe arsimtarët dhe stafin mësimdhënës për punën dhe angazhimin e palodhshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Urime të gjithëve 7 dhe 8 Marsin!”, përfundon urimi i Abazit.

Comments are closed

Related Posts