Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Arrestohet shkupjani që gjuajti me armë ndaj bashkëshortes dhe dhunoi vajzat e tij
Kronika e Zezë

Arrestohet shkupjani që gjuajti me armë ndaj bashkëshortes dhe dhunoi vajzat e tij

Më 06.03.2026, në ora 00:40, në zonën e Kisella Vodës, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria personin B.S. (55) nga Shkupi. Ai dyshohet se ka shtënë me pistoletë drejt bashkëshortes së tij 48-vjeçare, ka kërcënuar tri vajzat e tyre (të moshës 26, 24 dhe 18 vjeç) si dhe ka sulmuar fizikisht vajzën 24-vjeçare.

Sipas denoncimit, më datë 01.03.2026, pas një fjalosjeje paraprake në shtëpi, ai ka shtënë një plumb me pistoletë i cili ka përfunduar në dritare. Më pas, u është kërcënuar vajzave 24 dhe 18-vjeçare, duke e sulmuar fizikisht njërën prej tyre.

Sipas raportit policor, ai e ka përsëritur sjelljen e dhunshme edhe më 05.03.2026 rreth orës 22:30, ku përsëri i është kërcënuar bashkëshortes me armë zjarri, por është parandaluar nga vajzat që ta përdorte atë.

Personi B.S. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.

Comments are closed

Related Posts