Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Presidenca i reagon Nagavcit: Gënjeshtër, Osmanit nuk i janë ofruar nënshkrimet nga LVV për rizgjedhje
Kosovë

Presidenca i reagon Nagavcit: Gënjeshtër, Osmanit nuk i janë ofruar nënshkrimet nga LVV për rizgjedhje

Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si presidente e Kosovës,” shkroi Hollaj në Facebook.

Nga ana tjetër, Nagavci tha se LVV-ja ka numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të ofruar mbështetje dy kandidatëve, dhe se partia është e gatshme t’i japë nënshkrimet edhe subjekteve të tjera parlamentare për të siguruar garën. Ajo theksoi se kjo bëhet për të shmangur situata të ngjashme me vitin 2025, kur Kuvendi kishte shkuar në zgjedhje të përsëritura, shkruan Portalb, përcjellë Pollogu.news

Më herët, LVV-ja e kryeministrit Albin Kurti kishte propozuar Glauk Konjufcën, zëvendëskryeministër dhe ministër të Jashtëm, si kandidat për president të Kosovës.

Konjufca mbetet kandidati i vetëm i propozuar deri tani, ndërsa po afron afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka theksuar se për të thirrur seancën për zgjedhjen e presidentit, nevojiten të paktën dy kandidatë me nënshkrimet e nevojshme.

“Derisa nuk kemi së paku dy kandidatë që kanë siguruar 30 nënshkrime për garën për president, unë nuk mund të thërras seancën për zgjedhjen e presidentit,” tha Haxhiu.

Comments are closed

Related Posts