Profesori universitar, Bashkim Ziberi për TV21 tha se Ligji për Arsimin e Lartë prek autonominë e universiteteve, që siç theksoi, veçanërisht preket pjesa që ka të bëjë me financat vetanake të universiteteve. Zibieri tha se duke u marrë me autonominë dhe elemente gjithëpërfshirëse, disa detaje do të kalojnë në heshtje për të cilat do të jetë tepër vonë, përcjellë Nistori, shkruan Pollogu.news
Tutje, ai tha se duhet të diskutohet edhe për Ligjin për Cilësi në Arsimin e Lartë, që siç bëri të ditur, për të dyja debati ka përfunduar në 26 shkurt që siç tha “gati se nuk ka pasur debat”.
Blendi Hodai nga FNA: kemi nevojë për një ligj, i cili do të kontribuoj në rritjen e cilësisë në arsim.
Blendi Hodai nga Forumi për Ndryshime në Arsim, deklaroi se në shtatorin e vitit 2024 i dorëzuan ministres së Arsimit, Vesna Janevska, 24 amandamente të Ligjit për Arsim që është aktualisht, pasi siç tha, nuk ishin të informuar se Qeveria po përgatiste ligj të ri, e sipas tij, asnjë nga 24 amandamentet e dorëzuara nuk janë të përfshira në ligjin e publikuar rreth një muaj më parë.
Blendi shtoi se problematike në ligjin e propozuar janë edhe autorët, që siç tha, ligji ka interes publik dhe duhet ditur se nga kush është hartuar, pasi sipas tij, autorët po mbahen si “sekret shtetëror”. Tutje, ai shtoi se është i nevojshëm një ligj i cili do të kontribuonte në rritjen e cilësisë në arsim.















Comments are closed