Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi, intervenon për pastrimin e kanalit në Siniçan: “Prioriteti ynë, siguria qytetare dhe infrastruktura publike”
Ballina

Feti Abazi, intervenon për pastrimin e kanalit në Siniçan: “Prioriteti ynë, siguria qytetare dhe infrastruktura publike”

“Me angazhimin maksimal të institucioneve komunale dhe në bashkëpunim me Ndermarrjen tonë Komunale, kemi realizuar intervenim urgjent në vendbanimin Siniçan për pastrimin e kanalit rreth murit rrethor të shkollës fillore, ku ujërat depërtonin në oborrin e saj”, ka njoftuar kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi, në Facebook.

Tutje, ai ka potencuar se intervenimet në zonat me problematika të kësijëlloji, do vazhdojnë edhe në të ardhmen, përcjellë Pollogu.news.

“Ekipet tona janë në terren dhe puna po vazhdon intensivisht për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut. Prioritet i yni mbetet siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e infrastrukturës publike.

Komuna do të vazhdojë me masa konkrete dhe reagim të shpejtë në çdo zonë ku paraqitet nevoja për intervenim”, ka përfunduar, Feti Abazi.

Comments are closed

Related Posts