Irani nisi një valë sulmesh hakmarrëse sonte.
Një dron iranian ka goditur hotelin pesë yjesh Burj Al Arab në Dubai.
Aeroporti ndërkombëtar në Dubai u godit gjithashtu nga një dron. Pas incidentit, filloi evakuimi i popullsisë në qytet. Njerëzit u drejtuan në parkingje nëntokësore.
Katër punonjës u plagosën dhe situata u vu shpejt nën kontroll, tha Zyra e Medias në Dubai.
Shërbimet e emergjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje dhe po koordinohen me autoritetet përkatëse për të menaxhuar situatën.
Punonjësve të plagosur iu ofrua ndihmë mjekësore.















Comments are closed