Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Begaj të shtunën, e nis vizitën në Tetovë me shumë aktivitete
Lajmi i Fundit

Begaj të shtunën, e nis vizitën në Tetovë me shumë aktivitete

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ditën e shtunë do të zhvillojë një vizitë zyrtare nga ora 09:00 deri në ora 11:30 në Tetovë, me një agjendë të pasur aktivitetesh institucionale dhe kulturore.

Vizita do të nis në ambientet e Komunës, ku Presidenti do të pritet nga kryetari komunës Bilall Kasami, për të vijuar më pas në këmbë drejt Shkollës fillore “LIRIA”.

Në këtë shkollë është paraparë një program artistik me këngë dhe valle tradicionale shqiptare, të përgatitur nga nxënësit dhe SHKA “Xheladin Zeqiri”, nder të kreut të shtetit shqiptar, theksoi Albion Alili nga Komuna e Tetovës!

Më tej, Presidenti Begaj së bashku me Bilall Kasamin do të vizitojnë Xhamin e Pashës dhe Arabatin e Teqes, ku presidentit do t’i prezantohet trashëgimia kulturore dhe objektet me rëndësi të veçantë fetare, që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit të qytetit.

Comments are closed

Related Posts