Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Besija Iljazi: Nuk kam paguar honorare të paligjshme, por punëtorë që kishin punuar pa rrogë
Lajmi i Fundit

Besija Iljazi: Nuk kam paguar honorare të paligjshme, por punëtorë që kishin punuar pa rrogë

Ish-drejtoresha ekonomike në Klinikën e Toksikologjisë, Besija Iljazi, ka reaguar publikisht duke hedhur poshtë pretendimet për pagesa të paligjshme, duke theksuar se veprimet e saj kanë qenë në funksion të kompensimit të punëtorëve që, sipas saj, kishin punuar për muaj të tërë pa marrë pagë.

Në reagimin e saj, Iljazi thekson se nuk ka paguar “honorare” të jashtëligjshme, por persona që kishin qenë të angazhuar çdo ditë në Klinikë, me përgjegjësi dhe përkushtim, për më shumë se gjashtë muaj pa asnjë pagesë.

Ajo sqaron se këta punëtorë nuk ishin punësime të bëra prej saj, por i kishte gjetur në vendin e punës, duke punuar pa kontrata dhe pa rroga. Sipas saj, gjithçka që ka bërë ka qenë kërkesa që atyre t’u jepet pagesa që u takonte për punën e kryer.

“A është krim të paguash dikë që ka punuar? A është keqpërdorim t’ia japësh hakun atij që e ka merituar me djersë?”, shtron ajo pyetjen në reagimin e saj.

Iljazi shprehet se e dhemb fakti që, pas këtij rasti, të gjithë të punësuarit në fjalë janë larguar nga puna dhe janë përjashtuar, duke pretenduar se kjo ka ndodhur për shkak të përkatësisë së tyre etnike. Ajo thekson se në vend që të diskutohet për diskriminimin dhe padrejtësinë ndaj tyre, vëmendja është zhvendosur tek ajo si përgjegjëse për pagesat.

Më tej, ajo bën të ditur se e ka pranuar përgjegjësinë ligjore, me bindjen se kështu do të mbyllej një kapitull i dhimbshëm, por nënvizon se nuk ka përfituar asnjë denar për vete dhe se nuk ka kryer vjedhje.

“Kam vepruar me bindjen se po bëja gjënë e drejtë – po paguaja njerëz që kishin punuar pa rroga për muaj të tërë”, thekson Iljazi.

Në fund të reagimit, ajo shprehet se ajo që e dhemb më shumë nuk është dënimi, por mesazhi që, sipas saj, po u jepet qytetarëve.

“Nëse gabimi im ishte që zgjodha të mos mbyll sytë përballë padrejtësisë ndaj punëtorëve, atëherë ky është një ‘faj’ që do ta mbaj me kokën lart”, përfundon Besija Iljazi.

Comments are closed

Related Posts